Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë

Gjermania mori vendimin që të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë, si dhe të atyre në Misionin Shumëdimensional të OKB-së për Stabilizim të Integruar në Mali (MINUSMA), transmeton Anadolu.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave u bë e ditur se janë zgjatur mandatet e ushtarëve në KFOR dhe MINUSMA ndërsa te ky i fundit është zgjatja e fundit e mandatit.

Në njoftim thuhet se mbështetja e Gjermanisë ndaj MINUSMA po vazhdon tashmë 10 vite dhe se do të përfundojë më 31 maj 2024.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se duan të vazhdojnë kontributin e tyre ushtarak dhe mbrojtës në rajonin e Sahelit pas tërheqjes së parashikueshme të forcave gjermane nga MINUSMA.

Kujtojmë se numri i ushtarëve gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse nën udhëheqjen e NATO-s, më parë ishte kufizuar në 400.

Numri i ushtarëve gjermanë që aktualisht shërbejnë në Kosovë është 70.





Story i mëparshëm

Spalletti: E dija që në fillim që kisha të bëja me një grup lojtarësh me cilësi dhe karakter

Story i radhës

IBM mund të zëvendësojë 7800 vende pune me sisteme AI

Të fundit nga