Janë mbyllur dy çerekfinalet e para në Eurobasket 2022, ku Spanja ka eliminuar Finlandën, ndërsa Gjermania vendase ishte më e mirë se Greqia. Spanja ishte e para që e siguroi gjysmëfinalen, pasi e mposhti në Berlin skuadrën finlandeze me rezultat 100:90.
Gjermania në anën tjetër u kualifikuan në gjysmëfinale pasi mposhtën Greqinë në një ndeshje spektakolare në Berlin me rezultat 107:96. Gjermanët e hapën ndeshjen shkëlqyeshëm, shënuan nga të gjitha pozicionet dhe çerekun e parë e fituan me epërsinë prej 11 pikësh.
Megjithatë, grekët, me Giannis Antetokounmpo, arritën të rikthehen shpejt, duke barazuar. Deri në fund të pjesës së parë, ata madje arritën ta rikthehen, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë 61:57.
Në çerekun e tretë, vendasit u kthyen në lojë dhe shkuan në epërsi prej plot 12 pikë epërsi (83:71). Në çerekun e fundit, Greqia nuk kishte fuqi të kërcënonte seriozisht gjermanët, sidomos pas largimit të Antetokounmpos me dy gabime të qëllimshme. Në gjysmëfinale Gjermania do të luajë kundër Spanjë.