Gjermania: Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë sulme ndaj njerëzimit

Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë “sulme të kryera ndaj njerëzimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, Baerbock dënoi ashpër sulmet e fundit të Rusisë kundrejt Ukrainës dhe u bëri thirrje partnerëve evropianë që të mos ndërpresin mbështetjet e tyre për Ukrainën.

Sulmet ajrore të Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të privojnë ukrainasit nga burimet e tyre të jetesës, theksoi Baerbock.

“Sulmet e Rusisë janë sulme të kryera ndaj njerëzimit”, tha ajo.

“Uniteti i Evropës, i cili vitin e kaluar na bëri ne shumë të fortë, duhet të ruhet dhe duhet të zhvillohet edhe më tej në vitin e ri”, deklaroi Baerbock.

Ajo tha se në çështjen e mbështetjes së Evropës për Ukrainën nuk duhet të lihet vend as edhe për dyshimin më të vogël, sepse, siç theksoi, “çdo shenjë lidhur me pakësimin e mbështetjes inkurajon Putinin”.





Story i mëparshëm

​Plamen Tonchev në intervistën e BTA flet mbi luftën në Ukrainë, migracionin, rreziqe të tjera të sigurisë

Story i radhës

Ilieski, sërish forcon mbrojten e FC Shkupit

Të fundit nga