Gjermania shpreson për gazin e lëngshëm kanadez

1 minut lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë vizitës së tij në Toronto, se gazi i lëngshëm kanadez i naftës mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemit të varësisë nga gazi rus.

Scholz, sot në Forumin Ekonomik “Gjermani-Kanada”, tha se duke qenë se Gjermania dëshiron të heqë qafe importin e produkteve ruse të energjisë, ajo e sheh Kanadanë si partnere në këtë.

“Për momentin kjo nënkupton rritje të importit të gazit të lëngshëm. Shpresojmë që gazi i lëngshëm i naftës nga Kanadaja do të luajë një rol kyç”, shpjegoi ai.

Scholz vlerësoi se Kanada dhe Gjermania përfaqësojnë dy pjesë të përsosura në enigmën globale të një bote multipolare. 

Kancelari gjerman vlerësoi se Kanadaja ka potencialin për t’u bërë një superfuqi në energjinë e qëndrueshme.

Story i mëparshëm

Qyteti i Shkupit dhe Komuna Saraj fillojnë realizimin e projektit për ndërtimin e ujsjellësit që do të furnizoj me uj të pijshëm vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviç dhe Llaskarcë

Story i radhës

Palmieri drejt West Ham

Të fundit nga