Gjermania refuzon negociatat për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore

January 3, 2023
1 minut lexim

Polonia ka thënë të martën se është informuar nga Gjermania se nuk ka ndërmend të angazhohet në negociata për ndonjë dëmshpërblim të Luftës së Dytë Botërore ndaj Varshavës, pasi Berlini e konsideron çështjen të mbyllur, raportoi AP.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha gjithashtu se i është drejtuar Kombeve të Bashkuara për mbështetje në përpjekjet e saj për të fituar kompensim për rreth 1.3 miliardë dollarë humbje të vlerësuara të pësuar nën pushtimin e Gjermanisë naziste në vitet 1939-45.

Gjatë gjithë mosmarrëveshjes së zgjatur, Gjermania ka këmbëngulur se çështja u mbyll me vendime të marra gjatë kohës së komunizmit, kur Varshava hoqi dorë nga kërkimi i dëmshpërblimeve.

Polonia thotë se ishte nën presionin e Moskës. Ajo dërgoi një kërkesë zyrtare në tetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE: Situata në veri e brishtë, Kosova dhe Serbia t`i kthehen dialogut

Story i radhës

Getinjo, Vivienit: Po ma jep një energji të keqe

Të fundit nga

ShkoLartë