Gjermania: Presidenca e Hungarisë në BE po bën shumë dëm

1 minut lexim

Ministria e Jashtme gjermane është e mendimit se që kur Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik për Europën është shkaktuar një dëm i madh.

“Jemi në ditën e 12-të dhe tashmë janë bërë shumë dëme”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buschner.

Ky reagim erdhi pas vizitave të Orban në Moskë dhe Pekin, ku i përshkroi si lëvizje “të njëanshme” që “BE i vëzhgon me habi dhe skepticizëm”.

Ai tha se kryeministri hungarez mund të udhëtojë ku të dojë, por “ajo që nuk mund të pranohet është që ai të krijojë përshtypjen se po e bën atë në emër të të tjerëve. Dhe sigurisht që do të ketë diskutime të mëtejshme për mënyrën se si BE do ta trajtojë këtë”.

Orban prezantoi udhëtimet e tij në Moskë dhe Pekin si pjesë e një nisme “paqes” për Ukrainën.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

MD-ja pret vendimin e Kushtetueses për ndryshimet në Ligjin për Byronë

Story i radhës

Fillon asfaltimi i unazës së brendshme në Prishtinë, Rama: Një rrugë që do të shkarkojë dukshëm komunikacionin

Të fundit nga