Gjermania pranë ndalimit të përdorimit të Telegram

min lexim

Gjermania po konsideron bllokimin e Telegram, aplikacionit të komunikimit të enkriptuar, pasi e akuzon për lejim të gjuhës së urrejtjes dhe teorive konspirative në platformë.

Debati rreth Telegram vjen në një kohë kur parlamenti Gjerman do të vendosë nëse vaksinat e Covid duhet të bëhen të detyrueshme. Në javët e fundit protesta të dhunshme kanë shpërthyer në mbarë vendin.

Disa zyrtarë të lartë shtetërore madje kishin marrë kërcënime me vdekje. Në Dhjetor të 2021 një grup Gjerman në Telegram shpërndau kërcënime me vdekje për guvernatorin e shtetit të Saksonisë.

Një prej kanaleve në Telegram po përdoret për të mobilizuar protestuesit kundër vaksinës së Covid. Platforma e komunikimit të enkriptuar është rritur në popullaritet në Gjermani vitet e fundit.

Mes viteve 2018-2021 përdorimi është rritur nga 7 në 15% sipas të dhënave të Statista. Ndryshe nga gjigantët e tjerë të medias sociale, Telegram vazhdimisht ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet. Kompania e themeluar në 2013-ën nga sipërmarrësit Rus Pavel dhe Nikolai Durov erdhi me premtimin se përdoruesit do të komunikonin pa u trembur përgjimit nga shtetet.

Telegram është dëbuar ose rregulluar në vende si Kina, India, Rusia apo Bjellorusia. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Story i radhës

Gjashtë të vdekur, 30 të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Tunizi

Të fundit nga