gjermania pergjysmon kuoten per punetoret nga maqedonia dhe ballkani perendimor 6afeaf8ddb247

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor!

November 19, 2026
1 minut lexim
att.wN4yy XBNBTH63V3Acp7ElX23vy6QGuIFumdWmbpEcM

Gjermania po planifikon të përgjysmojë numrin e punëtorëve që mund të pranohen çdo vit nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke e ulur kuotën nga 50.000 në 25.000 persona.

Qeveria gjermane ka miratuar propozimin, i cili pritet të votohet më 18 dhjetor në Bundesrat, dhomën që përfaqëson 16 landet gjermane. Nëse miratohet, qytetarët e Maqedonisë dhe rajonit do të kenë më pak mundësi për të siguruar punësim në Gjermani përmes kësaj skeme.

Vendimi ka shkaktuar reagime te punëdhënësit gjermanë, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili paralajmëron mungesë të madhe të fuqisë punëtore. Sipas përfaqësuesve të industrisë, vetëm nga ky sektor mund të mungojnë rreth 9.000 punëtorë si pasojë e kufizimit.

Të dhënat tregojnë se rreth 35 për qind e vizave të lëshuara përmes Rregullores për Ballkanin Perëndimor janë për punësim në ndërtimtari. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë heqjen e kuotës dhe përshpejtimin e procedurave për viza.

Kufizimi është pjesë e politikës më të ashpër migratore të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz. Pasojat mund t’i ndiejnë drejtpërdrejt edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut që synojnë të punojnë në Gjermani, si dhe familjet e tyre që varen nga të ardhurat dhe dërgesat nga diaspora.

Nëse masa miratohet, mundësitë për punësim në Gjermani përmes kësaj skeme do të përgjysmohen.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fronti pazakonte lufta ne ukraine zhvendoset nen toke ushtaret luftojne ne tubacionin e vjeter sovjetik te gazit 6afeaf6d81484
Lajmi i mëparshëm

Fronti pazakontë! Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët luftojnë në tubacionin e vjetër sovjetik të gazit

cifti kiara luiz shfaqen plot dashuri dhe stil ne te zeza 6afeaf906db65
Lajmi i radhës

Çifti Kiara-Luiz, shfaqen plot dashuri dhe stil në të zeza

Të fundit nga

ShkoLartë