Gjermania pako 20 miliardë dollarëshe për të joshur prodhuesit e çipeve

July 25, 2023
1 minut lexim

Gjermania ka planifikuar të investojë afro 20 miliardë euro në industrinë e gjysmëpërçuesve në vitet e ardhshme tha Ministria e Ekonomisë ditën e Marte të alarmuar për varësinë ndaj Koresë së Jugut dhe Tajvanit për çipet.

Vendi arriti të joshë disa prodhues global çipesh duke ndërtuar fabrika dhe ofruar subvencione nën Aktin Evropian të Çipeve i cili synon të dyfishojë prodhimin e tyre në vendet e unionit brenda 2030. Kjo do të thoshte se Evropa zë 20 përqind të tregut global të prodhimit.

Ministria tha se kompania Tajvaneze TSMC kishte shprehur interes për të investuar në një fabrikë në Gjermani.

Aktualisht prodhuesi më i madh i çipeve në botë, TSMC ka qenë në bisedime me shtetin Gjerman të Saksonisë që prej 2021 për ndërtimin e një fabrike.

Nga pakoja e plotë, Intel do të marrë subvencione në vlerën e 10 miliardë eurove ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për Infideon, Global Foundries dhe TSMC.

Paratë do të merren nga Fondi i Klimës dhe Transformimit nga 2024 e në vijim ndërsa shuma mbetet subjekt aprovimi nga Komisioni Evropian. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Story i radhës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

Të fundit nga

ShkoLartë