Gjermania po i merr seriozisht kërcënimet ushtarake ruse për të synuar kryeqytetet evropiane, pas vendimit të SHBA për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.
Duke iu referuar deklaratave të Moskës javën e kaluar se vendet evropiane do ta rrezikonin veten nëse pranonin vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se “deklarata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht”.
“Unë nuk mendoj se ato përmbajnë ndonjë vlerë lajmi, sepse tashmë është një reagim ndaj faktit që qeveria ruse dhe ushtria ruse kanë shënjestruar kryeqytetet evropiane,” tha ai në një konferencë për shtyp sot në Berlin.
Fischer tha se vendi i tij “nuk do të frikësohej” nga kërcënimet ruse.
“Këto veprime kanë për qëllim kryesisht të dëmtojnë sigurinë e vendit tonë”, tha javën e kaluar zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov.
Duke i përshkruar veprimet e SHBA si “një hallkë në një zinxhir përshkallëzimi”, ai tha se Rusia do të analizojë situatën dhe do të përgjigjet në “mënyrë të qetë dhe profesionale”. “Pa nerva, pa emocione, ne do të përpunojmë, para së gjithash, një përgjigje ushtarake ndaj këtij kërcënimi të ri.”
Shtëpia e Bardhë më 10 korrik tha se SHBA do të fillojë “vendosjet episodike të aftësive të zjarrit me rreze të gjatë të Task Forcës së saj Multi-Domain në Gjermani në vitin 2026, si pjesë e planifikimit për vendosjen e qëndrueshme të këtyre aftësive në të ardhmen”. /AA
Burimi: botasot.info