Gjermania me masa për reduktimin e përdorimit të gazit rus

min lexim

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck po përgatit masa të mëtejshme për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t’u larguar nga furnizimet tashmë të reduktuara të gazit rus, raporton agjencia gjermane të lajmeve dpa.

Ai tha se qeveria në Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.

“Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit”, tha ai.

Thuhet se termocentralet me qymyr do të ndihmonin në kompensimin e mungesës.

Një projektligj i miratuar nga qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë të mbeten në gjendje funksionale.

Gjiganti i gazit rus, Gazprom, njoftoi për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke përmendur probleme teknike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Evropianët kanë vendosur sanksione financiare, udhëtimi, diplomatike dhe të tjera ndaj Rusisë që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi dhjetëra mijëra trupa ruse në Ukrainë më 24 shkurt, në pushtimin më të madh të huaj të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjermania është tradicionalisht një nga klientët më të mëdhenj të gazit në Rusi.

Gazprom tashmë ka ndërprerë furnizimin me Bullgarinë, Poloninë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të krijosh një garderobë që i reziston kohës?

Story i radhës

Vettingu dhe konfiskimi i pasurisë po dridh themelet e klanit “Pronto”

Të fundit nga