Gjermania po mbush rezervat e saj të gazit më shpejt se sa pritej, pavarësisht shkurtimeve drastike të furnizimit rus dhe duhet të përmbushë objektivin e tetorit herët, njofton qeveria gjermane.
Javën e kaluar, rregullatori gjerman i energjisë tha se vendi nuk kishte gjasa të përmbushte objektivat e tij.
Por qeveria tha se masat e kursimit të energjisë në javët e fundit dhe blerjet me shumicë të gazit nga furnizuesit e tjerë kishin parë përparim të rëndësishëm.
“Me gjithë rrethanat e vështira, rezervat po mbushen më shpejt se sa pritej”, tha ministri i Ekonomisë dhe Klimës Robert Habeck.