Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë

March 2, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje Iranit të veprojë më shpejt dhe të zgjidhë të gjitha çështjet për të arritur marrëveshje që ringjall paktin bërthamor të vitit 2015, të cilin Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Ajo çfarë duam të shohim është arritja e një marrëveshjeje në Vjenë”, u ka thënë Scholz gazetarëve të mërkurën, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett në Jerusalem.

“Tani është koha për të marrë një vendim. Kjo gjë nuk mund të shtyhet më”.

Irani ka nënshkruar marrëveshjen fillestare me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën.

Mirëpo ish-presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka rikthyer sanksionet, duke bërë që Irani gradualisht t’iu shmanget zotimeve të bëra në marrëveshje.

Palët kanë mbajtur disa runde të negociatave në Vjenë – prej prillit të vitit të kaluar – me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes.

Më 26 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë në Twitter se Teherani është duke “analizuar seriozisht një marrëveshje të re”.

Irani ka mohuar se synon të ketë armë bërthamore dhe hedh poshtë pretendimet se mbështet terrorizmin./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini po e shpërbën Federatën Ruse

Story i radhës

Ja sfida e radhës për Shevchenko

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë