gjermania ka ngrire me shume se pese miliarde euro asete ruse 63a0cc8db3f03

Gjermania ka ngrirë më shumë se pesë miliardë euro asete ruse

December 19, 2022
1 minut lexim

Gjermania ka ngrirë 5.046 miliardë euro të aseteve ruse si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) për luftën në Ukrainë.

Autoritetet në Berlin publikuan shifrat të hënën, më 19 dhjetor, në përgjigje të një pyetjeje nga Christian Gerke, një anëtar i parlamentit të shtetit.

Qeveria deklaroi se 2.217 miliardë euro fondet e ngrira përfaqësojnë para që bankat gjermane i kanë raportuar bankës qendrore, Bundesbank, raporton aljazeera.

Gjithashtu, ka edhe “pasuri të luajtshme” me vlerë 1,099 miliardë euro. Por, autoritetet gjermane nuk dhanë shifra më të sakta rreth aseteve të ngrira ruse.

Ndryshe, Kanadaja ka bërë të ditur se do të konfiskojë asetet e Roman Abramovichit, mik i presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish-pronari i klubit anglez, Chelsea.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keshilla per te rinjte nga te medhenjte e letersise 63a0cb9e47223
Story i mëparshëm

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

shkupjanet shprehen te pakenaqur nga kryetarja danella arsovska 63a0cee21ed57
Story i radhës

Shkupjanët shprehen të pakënaqur nga kryetarja Danella Arsovska

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë