Gjermania gati të ndalojë reklamimin e ushqimeve jo të shëndetshme për fëmijët

February 28, 2023
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë Cem Ozdemir bëri thirrje për ndalimin e të gjitha reklamave ushqimore që nuk janë të shëndetshme për fëmijët.

Propozimi i ministrit ka të bëjë me ëmbëlsirat, ushqimet me përmbajtje të lartë kripe, sheqeri apo yndyre. Konsumimi i këtyre ushqimeve nga fëmijët lidhet me zhvillimin e obezitetit, diabetit apo sëmundjeve të tjera.

Reklamat përkatëse në TV, radio, YouTube dhe Instagram duhet të transmetohen vetëm ndërmjet orës 23:00 dhe 06:00.

Gjithashtu, do të ndalohen reklamat për ëmbëlsirat në postera pranë shkollave dhe qendrave të aktivitetit të fëmijëve.

Grupet e konsumatorëve, siç raportohet nga Guardian, po bëjnë thirrje të ndalohet vendosja e këtyre ushqimeve në vendet ku mund të shihen nga fëmijët. Këto produkte zakonisht vendosen pranë kasave në mënyrë që fëmijët t’i shohin dhe t’u luten prindërve t’u blejnë diçka përpara se të paguajnë.

Një në dy gjermanë, si dhe 15% e fëmijëve në vend, janë mbipeshë, sipas shkencëtarëve shëndetësorë në vend.

Ozdemir tha se do të kërkonte mbështetje ndërpartiake për planin, megjithëse ai pret të përballet me rezistencë. Plani u përfshi në marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit nga socialdemokratët, të gjelbërt dhe FDP.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musa Xhaferi ofendon Ali Ahmetin: ” Ai çuni plak i numëron ditët e fundit” (VIDEO)

Story i radhës

Funksionarët e lartë të BDI-së realizuan takim me qytetarët dhe bazën partiake në Çair

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë