Gjermania e shpall të jashtëligjshëm grupin neo-nazist Hammerskins

September 19, 2023
1 minut lexim

Gjermania e ka shpallur të jashtëligjshëm grupin neo-nazist Hammerskins, i njohur për rolin e tij në organizimin e koncerteve të ekstremit të djathtë dhe shitjen e muzikës raciste.

Kjo masë jep “një sinjal të qartë kundër racizmit dhe antisemitizmit”, tha ministri i brendshëm gjerman, shkruan Euronews.

Autoritetet bastisën rezidencat e 28 anëtarëve kryesorë të grupit në të gjithë vendin.

Hammerskins, i themeluar në ShBA në fund të viteve 1980, mendohet të ketë rreth 130 anëtarë në Gjermani.

Autoritetet gjermane e përshkruan këtë masë si “një goditje të fortë kundër ekstremizmit të organizuar të krahut të djathtë” dhe thanë se po i japin fund “veprimeve çnjerëzore të një shoqate neo-naziste aktive ndërkombëtare”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës gjobitë lokale për ndotje akustike

Story i radhës

Mickoski për “Frankfurter Allgemeine Cajtung”: Gruevski në komunikim të fshehtë me qeverinë për copëtimin e VMRO-DPMNE

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë