Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

December 5, 2022
1 minut lexim

Plakja e popullatës po kthehet në një fenomen më shumë se shqetësues për Gjermaninë.

Prej kohësh, lindjet në këtë vend janë në rënie, siç tregojnë të dhënat e Zyres Federale të Statistikave, ndërsa jetëgjatësia është në rritje. Mosha mesatare vitin e kaluar u rrit me pesë vjet më shumë krahasuar me vitin e bashkimit gjerman, 1990.

Kjo situatë pritet te përkeqësohet në vitet në vijim. Por përkundër vlerësimeve të mëparshme, sipas të cilave popullsia në Gjermani do të rrudhej që tani, shifrat qëndruan të stabilizuara, madje u shënua edhe një rritje e lehtë.

Në vitin 2021 në Gjermani jetonin 83 milionë vetë, aktualisht madje jetojnë pak më shumë se 84 milionë vetë. Kjo rritje lidhet me valën e emigracionit vitet e fundit, sidomos në 2015-tën si dhe sulmin rus tani.

“Pa prurjet e emigracionit një ulje e numrit të popullsisë do të ishte e pashmangshme, sepse kanë ndërruar jetë më shumë persona se sa kanë lindur”, thotë Karsten Lummer, drejtues i departamentit të “Popullsisë” në Zyrën Federale të Statistikave. Ky autoritet ka përllogaritur disa skenarë që bazohen në një zhvillim të moderuar të numrit të lindjeve dhe pritshmërisë për jetëgjatësinë.

Sipas tij, pë Gjermaninë është e parashikueshme që numri i njerëzve në moshën e punës na 20 deri në 66 vjeç do të bjerë në vitet e ardhshme. Numri i pensionistëve, pra i atyre mbi moshën 67 vjeç, deri në mesin e viteve 30-të do të rritet në të paktën 20 milionë vetë, dhe deri në 2070-tën, vendi do të ketë praktikisht më shumë pleq dhe një në pesë qytetarë do të jenë të moshuar.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia dënon “kërcënimin bërthamor të NATO-s”

Story i radhës

Ambasadori Nesho: Për herë të parë një diplomat i shquar shqiptar do ta nderojë OSBE-në

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë