gjermania dhe aleatet kerkojne rihapjen e ngushtices se hormuzit 69bf974a1e3de

Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
1 minut lexim

Gjermania dhe më shumë se 20 aleatë të saj kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për t’u angazhuar në “përpjekje të përshtatshme” për të ndihmuar për sigurimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Britania e Madhe,Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia i dënuan gjithashtu sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare, si dhe ndaj impianteve të naftës dhe gazit në rajon.

“Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht nga më të dobtit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve partnere që të ndihmojnë për rihapjen e kësaj rruge detare dhe i ka kritikuar vendet që nuk kanë vepruar në mënyrë të mjaftueshme.

Irani jep sinjale fleksibiliteti

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Araqshi, i tha agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo News” se Irani është i gatshëm t’i lejojë anijet që kanë të bëjnë me Japoninë që të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë nga e cila transportohet rreth 90% e importeve japoneze të naftës.

Irani gjithashtu ka lejuar edhe anijet që kanë si destinacion apo u përkasin vendeve të tilla si Kina, India dhe Pakistani që të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes këtij korridori strategjik detar. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keta jane dy banoret qe rogerti dergon ne televotim koke me koke per te marten 69bf90426056c
Lajmi i mëparshëm

Këta janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën

ministrja gervalla non grata ne shqiperi ja si pergjigjet ambasadori malaj 69bf996721bad
Lajmi i radhës

Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Malaj

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë