Gjermania dënon “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian

October 29, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e dënoi të hënën “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, i cili ishte dënuar për akuza të kontestuara në lidhje me terrorizmin.

Mizan, agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian, raportoi se dënimi me vdekje për Sharmahdin u zbatua më 28 tetor “pasi Gjykata e Supreme e mbajti në fuqi vendimin e gjykatës”.

Baerbock e dënoi ashpër regjimin iranian për ekzekutimin e 69-vjeçarit Sharmahd, duke deklaruar se kjo “tregon edhe një herë se çfarë lloj regjimi çnjerëzor sundon në Teheran: një regjim që përdor vdekjen kundër të rinjve, popullsisë së vet dhe shtetasve të huaj”.

Ajo shtoi se Berlini e ka bërë të qartë vazhdimisht se “ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja të rënda”.

Sharmahd, i cili kishte gjithashtu lejeqëndrimi në SHBA, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së e cilësoi trajtimin e Sharmahdit nga Irani si “të gabueshëm” dhe përshkroi si “farsë” gjykimin ndaj tij.

“Ne e kemi bërë prej kohësh të qartë se kundërshtojmë mënyrën se si Irani kryen ekzekutimet, shpesh në një mënyrë që shkel të drejtat themelore të njeriut”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, më 28 tetor.

Sharmahd u arrestua në rrethana të paqarta dhe u akuzua nga Ministria e Inteligjencës e Iranit si i përkiste grupit opozitar iranian Asambleja Mbretërore e Iranit, ose Tondar.

Me seli në Los Angeles, Tondar deklaron se synon ta rrëzojë republikën islamike dhe ta rivendosë një monarki të ngjashme me atë të Kirit të Madh. Ky grup drejton kanale televizive dhe radioje të opozitës proiraniane jashtë vendit, si dhe kanale në rrjetet sociale./rel

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë përgjigje duhet t’i japësh dikujt që të thotë “je shëndoshur”?

Story i radhës

7 tipare delikate që do t’ju bëjnë të parezistueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë