gjermania denon dhunen ne veri kjo eshte thirrja per kosoven dhe serbine 6475078b08b66

Gjermania dënon dhunën në veri, kjo është thirrja për Kosovën dhe Serbinë

May 29, 2023
1 minut lexim

Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe disa civilëve të tjerë.

“Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.

Tutje, Gjermania zyrtare ka bërë thirrje për de-eskalim të situatës dhe angazhim në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

MARKETING

RENT A CAR

dhuna ndaj kfor dhe medias ne veri te kosoves xhacka dhe peleshi thirrje per uljen e tensioneve 647507570642d
Story i mëparshëm

Dhuna ndaj KFOR dhe medias në veri të Kosovës, Xhaçka dhe Peleshi thirrje për uljen e tensioneve

de zerbi kerkon te perserise magjine me brighton tre ndeshje ne jave jane shume duhet te forcojme ekipin 647508c74f194
Story i radhës

De Zerbi kërkon të përsërisë “magjinë” me Brighton: Tre ndeshje në javë janë shumë, duhet të forcojmë ekipin

Të fundit nga

ShkoLartë