Në një sondazh të opinionit publik, mendimi për shanset e Gjermanisë në Kupën e Botës është shumë më i mirë se mendimi për qeverinë gjermane. Ekonomia është aktualisht çështja më shqetësuese për gjermanët.
Nuk do të flasim për politikë sepse numërimi i ditëve ka filluar: Kupa e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA fillon më 11 qershor. Në grup, kombëtarja gjermane do të luajë kundër Curacao-s, Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.
Në Kupën e Botës Katar në dhjetor 2022, gjermanët u eliminuan në garën në grup. A është kjo arsyeja pse interesi për Kupën e Botës është aktualisht i kufizuar? Në Deutschlandtrend të ARD, dy të tretat e qytetarëve thonë se janë vetëm “pak” ose “aspak” të interesuar për garën në një sondazh nga instituti infratest dimap, i cili pyeti një mostër përfaqësuese prej 1,326 qytetarësh të këtij vendi.
Në vitin 2022, vetëm tetë për qind e të anketuarve besosin në fitore. Konkurrentët kryesorë për fitore në KB janë para së gjithash Franca dhe Spanja, thuhet në sondazh.
Politika shumë më keq…
Ndërkohë që futbollistët janë ende në pritje të fillimit të ndeshjeve, “skuadrat” politike të CDU/CSU dhe socialdemokratëve kanë hyrë tashtë në vitin e dytë të qeverisjes. Por Kancelari Friedrich Merz (CDU) dhe ministrat e qeverisë gjermane qëndrojnë dobët në sondazhe, 87 përqind e të anketuarve janë të pakënaqur me punën e qeverisë gjermane. Nga ministrat, vetëm ministrja e Ekonomisë nga CDU, Katherina Reiche, qëndron pak më mirë. As partitë në pushtet nuk qëndrojnë mirë.
Krahasuar me anketën e fillimit të majit, mbështetja për CDU/CSU është edhe më e ulët dhe tani vetëm 24 përqind do të votonin për këto parti – niveli më i ulët në katër vitet e fundit.
SPD është rritur pak në 13 përqind, të Gjelbrit aktualisht mund të llogarisin në 14 përqind, dhe e Majta në dhjetë përqind. Alternativa për Gjermaninë (AfD) është ende në krye me 27 përqind.
Shumica e zgjedhësve përcaktohet në bazë të gjendjes aktuale. Ndërsa vetëm gjysma e mbështet partinë e vetë nga bindja, e gjysma tjetër përcaktohet në sondazh sepse është i zhgënjyer me atë që të tjerët kanë për të ofruar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për votuesit e AfD: 57 përqind thonë se votojnë për partinë sepse janë të zhgënjyer me të tjerët.
A duhet të bashkëpunohet me AfD-në?
Në Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, AfD qëndron aq mirë në sondazhe saqë tashmë ka hartuar “programe qeveritare”. Megjithatë, sipas vlerësimeve aktuale, AfD nuk do të jetë në gjendje të fitojë një shumicë absolute as atje. Megjithatë, mbështetja e lartë nxit më tej debatin rreth bashkëpunimit midis partive të tjera dhe AfD-së.
Aktualisht, CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët e përjashtojnë kategorikisht bashkëpunimin me AfD-në në parlamentet e landeve dhe në Bundestag. Katër nga dhjetë gjermanë e konsiderojnë këtë qëndrim në parim të saktë. Tre nga dhjetë mbështesin një qasje më pragmatike ndërsa një e katërta janë në favor të bashkëpunimit me populistët.
Pakënaqësia me qeverinë gjermane është shumë e madhe, sikur edhe me Kancelarin Friedrich Merz. Por mendimi nuk është i mirë as ndaj gjendjes ekonomike në vend. Vetëm 13 për qind e të anketuarve aktualisht kanë një opinion pozitiv për gjendjen e ekonomisë në Gjermani. Në të njëjtën kohë, 40% e të anketuarve presin që situata e tyre ekonomike të përkeqësohet në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. / DW
Burimi: botasot.info


