Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Gjermani, masa për të forcuar ligjet mbi armët pas dyshimeve për përpjekjeve për grusht shteti – Gazeta.mk

Gjermani, masa për të forcuar ligjet mbi armët pas dyshimeve për përpjekjeve për grusht shteti

December 11, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser njoftoi se vendi i saj po planifikon të forcojë ligjet mbi armët, pas përpjekjeve të dyshuara nga një grup i ekstremit të djathtë për të rrëzuar me dhunë qeverinë, e për të vendosur në krye të vendit një pasardhës të një familje mbretërore. Zonja Faeser i bëri komentet për gazetën ‘Bild am Sonntag’, gjatë një interviste botuar të dielën.

Javën e kaluar policia gjermane arrestoi 25 persona që dyshohet se ishin përfshirë në këtë komplot, i cili ka tronditur shumë njerëz në një nga demokracitë më të qëndrueshme të Evropës. Sipas prokurorëve shumë nga të dyshuarit ishin anëtarë të lëvizjes së ekstremit të djathtë “Reichsbuerger” (Qytetarët e Rajhut), i cili që mohon ekzistencën e shtetit modern gjerman.

Ministrja e Brendshme tha se ‘Reichsbuerger” përfaqësonte një kërcënim në rritje për Gjermaninë duke qenë se vitin e kaluar lëvizja ishte zgjeruar nga 2,000 në 23,000 anëtarë.

Këta nuk janë njerëz të çmendur e të padëmshëm, por terroristë të dyshuar që tashmë ndodhen në paraburgim“, tha ajo për gazetën ‘Bild am Sonntag’.

Prokurorët thanë se mes të dyshuarve kishte persona të armatosur e me njohuri për përdormin e armëve të zjarrit. Ata kishin tentuar të rekrutonin pjesëtarë aktualë të ushtrisë apo dhe ish-ushtarakë si dhe kishin grumbulluar armë.

Përpara bastisjeve, autoritetet kishin konfiskuar armë nga më shumë se 1000 anëtarë të lëvizjes. Besohet se të paktën 500 persona të tjerë disponojnë leje për armë zjarri, në një vend ku posedimi i tyre nga persona privat është i rrallë./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmet me bomba e plumba në veri, Bytyçi me deklaratë të fortë: Edi Rama ka qenë në dijeni se serbët do të bëjnë luftë!

Story i radhës

Çka duhet të dini për njollat kafe në lëkurë?

Të fundit nga

ShkoLartë