Dërgesat e gazit rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik u ndërprenë sot në mëngjes siç ishte planifikuar, sipas operatorit të Nord Stream AG.
Nord Stream AG tha se gazi u ndërpre midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit (0100 GMT dhe 02:00 GMT).
Gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” paralajmëroi se furnizimet e gazit do të pezulloheshin përkohësisht sot për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, dhe dërgesat do të rifillonin herët në mëngjesin e së shtunës.
Kreu i rregullatorit gjerman të energjisë, Agjencia Federale e Rrjetit, Klaus Müller, ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e pretendimit se dërgesat e gazit do të ndërpriteshin si rezultat i punimeve të mirëmbajtjes.
Javët e fundit, përmes gazsjellësit është dorëzuar vetëm 20% e vëllimit maksimal.
“Gazprom” ka përmendur vazhdimisht arsyen teknike për reduktimin e menjëhershëm të dërgesave. Qeveria gjermane e ka vënë në dyshim këtë pretendim publikisht.