gjermani fillojne zyrtarisht bisedimet e koalicionit per formimin qeverise se re 67d400c140690

Gjermani, fillojnë zyrtarisht bisedimet e koalicionit për formimin qeverisë së re

March 14, 2025
1 minut lexim

Bisedimet për koalicionin mes partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD) për formimin e qeverisë së re në Gjermani kanë nisur zyrtarisht.

Siç raporton ‘Der Spiegel’, delegacionet nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), Unioni Kristian Social (CSU) dhe SPD-ja dje u takuan në Berlin.

Grupet e punës, secili prej partive i përbërë nga 16 anëtarë, kanë një afat deri më 24 mars për të hartuar një marrëveshje koalicioni, përcjell AA.

Priten negociata të ashpra mes palëve edhe për çështjet e emigracionit, buxhetit, taksave dhe mbrojtjes.

Drejtuesit e CDU/CSU-së dhe SPD-së thuhet se kanë vendosur rregulla të rrepta për anëtarët e grupeve të punës për të parandaluar rrjedhjet e informacionit gjatë negociatave.

Raportet përfundimtare të grupeve të punës do t’u paraqiten kryetarëve të partive.

Nëse hartohet një marrëveshje koalicioni, ajo duhet të miratohet nga komisionet përkatëse të tre partive. SPD-ja gjithashtu dëshiron që anëtarët e saj të miratojnë marrëveshjen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbrojtesi i shkendijes ekipi gjithmone eshte i gatshem 67d3fd1e8343c
Story i mëparshëm

Mbrojtësi i Shkëndijës: Ekipi gjithmonë është i gatshëm

shkeljet ne trafik per nje jave ne rajonin e gjilanit shqiptohen rreth 2 mije gjoba 67d4016a12d8f
Story i radhës

Shkeljet në trafik për një javë në rajonin e Gjilanit, shqiptohen rreth 2 mijë gjoba

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë