Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International” u shënuan tre gola, ku Japonia e ka mposhtur 2:1 Gjermaninë, raporton KosovaPress.
Fillimisht, ishte Ilkay Gundogan ai i cili zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Gjermaninë në epërsi prej 1:0 në minutën e 33’ të ndeshjes.
Japonia nuk u dorëzua, ku e gjeti golin e barazimit në minutën e 75’ përmes Ritsu Doan, ndërsa Takuma Asano u përkujdes për golin e fitores së Japonisë, ku e vulosi rezultatin final 3:1 në minutën e 83’.
Lojtar më i mirë në fushë ishte mesfushori i Gjermanisë IKay Gundogan me notën 7.9, kurse më i dobëti ishte Kubo i Japonisë me notën 5.9.
Këto ishin vlerësimet e lojtarëve nga kjo ndeshje:
Me pikët e reja, Japonia tani ngjitet në pozitën e parë në Grupin E në kuotën e tre pikëve, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e fundit me asnjë pikë.