Gjermanët konfirmojnë që ka propozime për dialogun Kosovë-Serbi: Janë konfidenciale, diskutimet vazhdojnë

min lexim

Qeveria Federale e Gjermanisë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë konfirmuar se ekzistojnë propozime që janë bërë nga Berlini dhe Parisi në kuadër të takimeve të fundit të nivelit të lartë me liderët e Kosovës dhe Serbisë, megjithatë potencojnë se ato mbesin konfidenciale dhe se diskutimet po vazhdojnë.

Nga Berlini zyrtar theksojnë se këto propozime që janë dhënë janë në shërbim të synimit dhe bindjes së fortë të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz se çështjet politike në rrugën drejt normalizimit duhet të trajtohet në një mënyrë më vendimtare dhe më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren.

“Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren. Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, ka thënë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Nga Zyra për Media e Qeverisë Gjermane kanë thënë se Berlini dhe Parisi janë duke e dhënë mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës dhe Beogradit e që lehtësohet nga Përfaqësuesi Special I BE-së, Miroslav Lajcak.

Pas vizitës së top këshilltarëve të Macron dhe Scholz në rajon, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç që ka folur i pari në publik duke thënë se ka në tavolinë një propozim gjermano-francez, propozim për të cilin pretendonte se synon anëtarësimin e Kosovës në OKB pa njohje formale nga Serbia, derisa Beogradi do të merrte përkrahje ekonomike dhe anëtarësim të përshpejtuar.

Përveç Vuçiçit edhe në media është publikuar një e ashtuquajtur “kornizë e re” e dialogut. Një “kornizë të tillë” me përmbajtje siç është publikuar në media e kanë mohuar plotësisht nga Qeveria e Gjermanisë dhe e kanë cilësuar si “shpikje”, derisa kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë konfirmuar që ekzistojnë propozime nga dy qendrat evropiane. Megjithatë njëri ka thënë se propozimi franko-gjerman është ende në gjendje të lëngshme, derisa kryediplomatja kosovare ka thënë se propozimi që kanë marrë dhe ai që është publikuar në media s’ngjasojnë më shumë se 10%

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Termokos nis sot sezonin e ngrohjes

Story i radhës

Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin

Të fundit nga