Gjergji e Kadiolli: Duam të marrim sa më shumë eksperiencë nga ky turne

min lexim

 

Ekipi i drejtuar shqiptar nga Kreshnik Krepi po bën përgatitjet e duhura në prag të këtij kompeticioni që ka si qëllim zhvillimin e futbollit te vajzat e kësaj grupmoshe, të cilat veç seancave stërvitore do të kenë mundësi të shfaqin edhe në fushë cilësitë e tyre, përballë bashkëmoshatareve të Greqisë, Andorrës e Estonisë.

Dy prej lojtareve të Shqipërisë U-15, Laura Gjergji e Gelda Kadiolli vijnë për herë të dytë në ekipin kombëtar e sigurisht që nuk e fshehin kënaqësinë që kanë marrë sërish ftesën për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Laura luan në pozicionin e portieres në ekipin e Vllaznisë, teksa në turneun e zhvilluar rreth dy muaj më parë në Bosnje – Hercegovinë, ajo ka mbrojtur portën kuqezi. Në një prononcim për fshf.org, Laura është me këmbë në tokë, teksa nga ky turne kërkon të marrë më shumë përvojë, por sigurisht që edhe rezultatet kanë rëndësi.

“Jam Laura Gjergji. Luaj si portiere në ekipin e Vllaznisë. është hera e dytë që grumbullohem me Kombëtaren, kam qenë edhe më parë në turneun e zhvilluar në Bosnje – Hercegovinë. Jam shumë e lumtur që marr pjesë sërish në grumbullimin e ekipit kombëtar U-15. Jemi një ekip i ri dhe sigurisht për ne ka shumë vlerë edhe rezultati, por edhe se si ne paraqitemi në ndeshje. Gjithsesi, ne do të japim maksimumin për të fituar tre ndeshjet që kemi në këtë turne” – tha Laura Gjergji.

Edhe kapitenia e ekipit, Gelda Kadiolli nuk e fsheh lumturinë që është sërish pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, ndërsa tregon atmosferën në ekip dhe objektivat e skuadrës. “Jam Gelda Kadiolli. Luaj me ekipin e Kinostudios dhe jam 14 vjeçe. Kjo është hera e dytë që vij në Kombëtaren U-15. Gjithashtu, kam mbajtur edhe shiritin e kapitenes në turneun e zhvilluar në Bosnje – Hercegovinë para dy muajsh dhe jam shumë e lumtur që më kanë thirrur sërish në Kombëtare. Objektivat në këtë turne? – Duam të marrim sa më shumë eksperiencë nga ky turne. Harmonia në ekip është shumë e mirë dhe të gjitha janë shumë bashkëpunuese. Duam edhe të fitojmë, por kjo vjen gjithmonë nëse ne jemi në harmoni të gjitha me njëra-tjetrën”.

Kombëtarja shqiptare U-15 për vajza ka nisur që prej ditës së martë grumbullimin në kuadër të turneut ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë që do të zhvillohet në datat 12-17 nëntor në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alternativa: Faktorë të jashtëm e të brendshëm na kanë lutur të hyjmë në Qeveri

Story i radhës

​Mbi 20 miliardë dollarë asete ruse të ngrira në Britani

Të fundit nga