Faza e rritjes së fëmijëve, është më shumë se një provë e vështirë për prindërit.
1. Kur i keni bërë të ndihen të sigurt
Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t’i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindëshat që ata i ruhen aq shumë. Është normale që fëmijët t’iu shohin të tensionuar dhe nevrastenikë, ama qëllimi juaj kryesor duhet të jetë t’i bëni të ndihen të sigurt kur janë pranë jush.
2. Kur u keni kushtuar kohë
Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t’u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një loje me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme.
3. Marrëdhënia juaj me partnerin
Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t’i bëjë ata të presin me padurim martesën e tyre një ditë. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.
4. Përgëzimet dhe kritikat tuaja
Zemra e një fëmije është si çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjën e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.
5. Traditat tuaja familjare
Fëmijët do të mbajnë mend ‘traditat’ që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera speciale. Krijoni qëllimisht disa traditat që dhe fëmijët tuaj do të donin t’ia kalonin fëmijëve të tyre një ditë.