Më poshtë janë disa gjëra që pothuajse çdo grua i do.
Qetësi mendore kur vjen puna tek mbrojtja.
Përgatituni dhe pajisuni me një prezervativ, vetëm nëse vendosni bashkë të mos e përdorni. Ndryshe mos u ankoni nëse ajo largohet nga dhoma apo kudo ndodheni dhe ju lë ashtu.
Një partner që përpiqet për kënaqësinë e tyre
Të jesh një partner i mirë do të thotë të përpiqesh edhe për të njësoj si për veten.
Një orgazëm
Marrëdhënia nuk duhet të përfundojë vetëm me orgazmën e mashkullit, aq më tepër nëse ajo nuk e ka kaluar ende të sajën. Nëse e dini që do të jeni shumë të lodhur pas orgazmës tuaj, sigurohuni që ajo të përjetojë të sajën përpara jush. Nuk është shkencë, është kënaqësi reciproke.
Komunikim
Seksi pa fjalë dhe vetëm me hungërima dhe pasthirrma ka kohën e tij, por është gjithnjë bukur të kesh në krah dikë që të pyet çfarë do, apo nëse do doje të ndryshojë diçka.
Një krevat të pastër
Është e vështirë ta lëshosh veten nëse mund të ndjeni kocka poshtë kurrizit, apo të lëshoni kokën të qeta në një krevat ku mund të kenë djerësirë të tjerë përpara teje.
Paralojë
Nuk është garë derisa të arrini në pikën e finishit. Merrni kohën tuaj dhe luani pak përpara se të nisë akti i mirëfilltë. Do ndiheni më të karikuar kështu.