Gjërat që bëjnë çdo ditë njerëzit e lumtur

September 17, 2023
min lexim

Të jesh i/e lumtur çdo ditë është një mision, jo vetëm një gjendje! Mund të duket e vështirë për t’u mbërritur, pasi jeta është plot të papritura dhe e ngarkuar, por ka disa gjëra që njerëzit e lumtur duket se i bëjnë ndryshe çdo ditë. Mendimet, sjelljet, miqësitë dhe angazhimet janë vetëm disa prej tyre…

Njerëzit e lumtur, pa e kuptuar fare bëjnë këto 10+ gjëra çdo ditë dhe ky është momenti që edhe ju të njiheni me to, pse jo t’i “përktheni” në stilin tuaj të jetesës pa asnjë pendesë.

Ata e nisin ditën me pozitivitet

Njerëzit e lumtur e nisin ditën e tyre me optimizëm. Ata mund të mos e kuptojnë këtë, por e kanë zakon të zgjohen dhe të mendojnë për diçka të mirë. Ky akt i vogël vendos standardin për pjesën tjetër të ditës, duke i bërë ata më të gatshëm për të përballuar çdo pengesë apo të papritur që u del përpara.

Janë mirënjohës

Njerëzit e lumtur shpesh e kanë zakon të jenë mirënjohës, edhe për gjërat e vogla në jetë. Kjo nuk lidhet me të pasurit e një jete perfekte, por të jesh mirënjohës për gjërat më të vogla apo më të mira në jetë është vetëm fillimi.

Krijojnë lidhje me njerëzit

Pa e kuptuar as këtë, njerëzit e lumtur e bëjnë zakon të lidhen me të tjerët çdo ditë. Mund të jetë një bisedë me një mik, një bisedë e shpejtë me banakierin në kafene apo thjesht një buzëqeshje e ngrohtë për një të panjohur në rrugë.

Kalojnë kohë në natyrë

Mund të jetë një vrap në mëngjes, një shëtitje në fundjavë, apo thjesht shijimi i një dreke jashtë në diell. Njerëzit pozitiv vlerësojnë natyrën dhe të bukurën, gjithmonë.

Ndihmojnë të tjerët

Kjo nuk ka të bëjë me gjeste madhështore apo akte heroike, por mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndihmosh një koleg me një detyrë të vështirë, të dëgjosh problemet e një miku ose të dalësh vullnetar për çështje bamirësie në zonën ku jetoni.

Qëndrojnë aktivë

Njerëzit e lumtur kanë një mënyrë për të qëndruar aktivë në jetën e përditshme pa e konsideruar atë si një përpjekje shtesë. Ata mund të zgjedhin të ecin me këmbë ose me biçikletë për në punë, të marrin shkallët në vend të ashensorit, ose të kalojnë pushimin e drekës duke bërë një shëtitje të shkurtër në vend që të ngecin në mediat sociale.

Nuk i kushtojnë rëndësi gjërave të vogla

Le ta pranojmë…Ka gjëra në jetë që shkojnë keq, planet dështojnë dhe njerëzit mund të na zhgënjejnë. Njerëzit e lumtur e kuptojnë këtë, por ata nuk lënë që këto situata t’i fundosin.

Ata gjejnë kohë për veten

Një shenjë dalluese e njerëzve të lumtur është se ata i japin përparësi kujdesit për veten. Ata e kuptojnë rëndësinë e ndarjes së kohës për veten, qoftë për të ndjekur një hobi, për të lexuar një libër ose thjesht për të shijuar një moment qetësie.

Ata vazhdojnë të mësojnë

Njerëzit e lumtur kanë një sekret: ata kurrë nuk ndalojnë së mësuari. Gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u rritur dhe përmirësuar, qoftë duke lexuar një libër, duke u marrë me një pasion të ri ose duke bërë pyetje për botën përreth…

“Përqafojnë” papërsosmërinë

Jeta e askujt nuk është perfekte. Njerëzit e lumtur e kuptojnë këtë. Ata e dinë se jeta e tyre nuk do të jetë e përsosur dhe ata janë në rregull me këtë. Ata përqafojnë gabimet, ngatërresat dhe të metat, sepse e dinë se këto janë gjërat që na bëjnë njerëz.

Jetojnë në të tashmen

Ata nuk janë të fiksuar pas gabimeve të së kaluarës ose nuk shqetësohen për problemet e së ardhmes. Njerëzit e lumtur përqendrohen tek e tashmja sepse kjo është gjithçka që kemi vërtet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Pejë, ku vdiqën dy persona

Story i radhës

Kosova e Dusseldorfit barazon në derbin e madh të Bezirksliga

Të fundit nga

ShkoLartë