Gjëra që duhet të ndërroni menjëherë në shtëpi nëse keni probleme me paranë dhe marrëdhëniet

min lexim

Ka shumë “fenomene” që na ndodhin çdo ditë dhe i vetmi shpjegim që u japim është ai i energjisë që na rrethon. Sandra Drinçiq, e cila është një eksperte e ‘feng shui-t’, ndau disa këshilla që do të jenë të dobishme për shumë njerëz që besojnë tek energjitë.

Sipas kësaj filozofie kineze, besohet se e gjithë hapësira në shtëpi është e lidhur me trupin e njeriut dhe probleme të ndryshme psikosomatike. Diçka që është rregulluar bukur dhe në mënyrë harmonike do të jetë vizualisht e këndshme dhe e rehatshme për syrin, e për rrjedhojë edhe për personin. Përveç pozicionimit ideal të mobiljeve, ‘feng shui’ u mëson njerëzve edhe zakone të ndryshme të stilit të jetesës, siç është fakti se dy ose tre herë në javë do të ishte e dëshirueshme që familja të hante drekë në të njëjtën tryezë. Gabimin më të madh njerëzit e bëjnë edhe kur e vendosin tavolinën nën dritare, sepse sipas besimit çdo gjë që ndodhet poshtë saj “largohet” nga shtëpia.

Në një rast Sandra Dinçiq vuri në dukje se problemi më i madh me njerëzit është kur futen në një monotoni të caktuar, ku çdo ditë është njëlloj. Kjo është kryesisht situata me shumicën që bëjnë të njëjtën gjë çdo ditë, kryejnë të njëjtat gjëra dhe nuk bëjnë ndonjë gjë të re. Siç tha edhe vetë Sandra, është gjithmonë e dëshirueshme të rifreskoni jetën e përditshme duke blerë sendin apo mobiljet më të lira, si dhe të bëni diçka me dorë.

Nëse hani vakte të ndryshme me partnerin tuaj, atëherë ndaheni, është vetëm një rregull tjetër i ‘feng shui-t’. Rregulli dhe pastërtia janë dy gjërat më elementare që secili duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë që të mos ketë çrregullime dhe sëmundje në jetë.

Bimët janë më se të mirëseardhura në shtëpi, por ekspertët e feng shui-t këshillojnë të hidhni jashtë ato nëse janë të vyshkura dhe të thara, sepse tërheqin energji të keqe. Dhe shmangni ngjyrat e kuqe në mur dhe kuzhinë, sepse çon në debate, ndërsa kuzhina blu sjell përfitime në financa. Po kështu edhe dera e hapur e banjos.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtesa natyrore e popullsisë negative, ja cilat janë qarqet e mëdha që po tkurren me shpejtësi

Story i radhës

Pamjet/ Pas tërheqjes së trupave, rusët vjedhin kafshët nga një kopsht zoologjik në Kherson

Të fundit nga