Gjeorgjia mund të jetë pa yllin kryesor ndaj Shqipërisë

October 9, 2024
1 minut lexim

Shqipëria bëhet gati për dy sfidat të cilat mund të jenë përcaktuese për fatin e saj në këtë sezon të Ligës së kombeve.

Dy ndeshjet në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë do të përcaktojnë shumë mbi fatin e kuqezinjve.

Gjeorgjia është kryesuesja e grupit B1, skuadra e teknikut francez Willy Sagnol vijon të jetë skuadra suprizuese pas një evropiani ku arriti të kualifikohej, që në herën parë kur mori pjesë në këtë kompeticon.

Gjeorgjianët kanë 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Fillimisht, ata do të udhëtojnë drejt Polonisë të premten, ku do të përballen me skuadrën e Ukrianës e më pas 3 ditë më vonë do të presin në Tbilisi pikërisht kombëtaren kuqezi.

Sa i takon kryesueseve të grupit Gjeorgjisë, tifozët e saj janë në ankth mbi gjendje e “yllit” të skuadrës Kvicha Kvaratskhelia, kjo pasi në mediat italiane është publikuar së fundmi një foto e këmbëve të gjeorgjianit, menjëherë pas sfidës të së premtes, kur ai u aktivizua me Napolin e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington

Story i radhës

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë