Gjeorgjia fiton titullin te 18-vjeçarët

Gjeorgjia është kampione në IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18. Në ndeshjen e fundit dhe njëherit vendimtare, Gjeorgjia U18 fitoi ndaj Kosovës me rezultat 27:22.

Fituesi u vendos në pjesën e dytë. 14:14 përfundoi pjesa e parë. Ndeshja ishte e fortë, por gjeorgjianët shfaqën më shumë.

Megjithatë edhe hendbollistët e Kosovës, që shumica janë 16-vjeçarë, kanë dëshmuar se kanë të ardhme.

Gjeorgjia i ka fituar të gjitha ndeshjet dhe titullin e siguroi me 8 pikë të grumbulluara.

Bullgaria është e dyta me 6 pikë, ndërsa Kosova mbetet e treta me 4 pikë. Britania e Madhe i ka 2 pikë, ndërsa Shqipëria mbeti e fundit pa pikë. Për pesë ditë u luajtën ndeshje të forta dhe u zhvillua hendboll i bukur. E urojmë Gjeorgjinë për suksesin, duke i dëshiruar suksese në fazën interkontinentale të IHF Trophy.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të shtunën, Bullgaria fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 37:25.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët grekë shkaktojnë incident në qendër të Shkupit

Story i radhës

Dëshironi një djalë apo një vajzë? Shkencëtarët kanë zbuluar se si të përcaktoni gjininë e një fëmije

Të fundit nga