Gjeorgji, parlamenti hedh poshtë projektligjin për “agjentët e huaj”

March 10, 2023
1 minut lexim

Ligjvënësit gjeorgjianë kanë votuar kundër një projektligji për “agjentët e huaj” në një lexim të dytë pasi legjislacioni i propozuar shkaktoi protesta masive në kryeqytetin Tbilisi, raporton Anadolu.

Seanca parlamentare u transmetua drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të parlamentit, ku vetëm një deputet votoi në favor të projektligjit, ndërsa 35 e kundërshtuan.

Miratimi i mëparshëm i projektligjit për “Transparencën e ndikimit të huaj” shkaktoi protesta në Tbilisi që nga fillimi i javës, duke çuar në arrestimin e 66 personave dhe plagosjen e mbi 50 oficerëve të zbatimit të ligjit.

Projektligji kishte për qëllim që t’u kërkojë individëve, grupeve të shoqërisë civile dhe mediave që të regjistrohen në Ministrinë e Drejtësisë si “agjentë të ndikimit të huaj” nëse ata marrin të paktën 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.

Po ashtu synohej që përmes projektligjit të vendosen kërkesa shtesë të raportimit, inspektime dhe përgjegjësi administrative e penale, përfshirë deri në pesë vite burg për çdo shkelje.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetovë, filloi seanca gjyqësore kundër 17 vjeçares që dyshohet për vrasje

Story i radhës

“Kujtuam se nuk do dilnim gjallë”, shpërthimi në Laç, flasin fqinjët: Dëme kolosale, menduam se ishte tërmet

Të fundit nga

ShkoLartë