gjenocidi ne srebrenice presidenti meta denimi i frymezuesve te kesaj masakre eshte e vetmja rruge per paqen dhe stabilitetin ne rajon 62cc3f76a6af2

Gjenocidi në Srebrenicë/ Presidenti Meta: Dënimi i frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë për paqen dhe stabilitetin në rajon

July 11, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në 27-vjetorin e masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, është është e vetmja rrugë që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas kreut të shtetit, fryma e urrejtjes, përçarjes dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës, nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona.

Postimi i Ilir Metës:

Me pikëllim të thellë nderojmë sot kujtimin e viktimave të pafajshme të Srebrenicës, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 27 vite më parë, në zemër të Europës. Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, përgjegjësve dhe frymëzuesve të kësaj masakre është e vetmja rrugë që garanton forcimin e bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian. Fryma e urrejtjes, përçarjes, ndasive dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk duhet të gjejë më vend në shoqëritë tona, por duhet të marrë një dënim të merituar për të mos lejuar më të tilla masakra të përsëriten në të ardhmen!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nje vale e te nxehtit do ta godas europen obm del me paralajmerim 62cc3f49218d7
Story i mëparshëm

Një valë e të nxehtit do ta godas Europën, OBM del me paralajmërim

ozil merr vendimin per te ardhmen 62cc481674c33
Story i radhës

Ozil merr vendimin për të ardhmen

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë