gjenerata e arte nderon te paperseritshmin legjenden xhevdet peci 627cef0454cac

Gjenerata e artë nderon të papërsëritshmin, legjendën Xhevdet Peci

May 12, 2022
1 minut lexim

Gjenerata e artë nderon të papërsëritshmin, legjendën Xhevdet Peci. Gjenerata e artë e boksit të Prishtinës, Enver Hajredini, Nazif Gashi, Zahir Pajaziti, Naser Bajrami, Shefki Bogujevci, Afrim Majanci, Fatmir Makolli, Qamil Pajaziti etj. nderojnë të madhin Xhevdet Peci.  

Janë mbajtur sot homazhe në nderim të legjendës së boksit kosovar, Xhevdet Peci, i cili u nda nga jeta pas sulmit në zemër.

Ikona e boksit tonë vdiq më 9 maj 2022, në moshën 67-vjeçare, derisa trupi i pajetë i tij u soll të mërkurën në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jetonte muajve të fundit.

Image

Aziz Salihu bën homazhe

Homazhet u mbajtën në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku kaloi kohën e artë, duke triumfuar përballë shumë kundërshtarëve, derisa veshte dorëzat e klubit të Prishtinës.

Homazhe në nderim të kontributit të tij bënë edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, nënpresidenti, Gazmend Maxhuni dhe udhëheqësi i Akademisë Olimpike, Fitim Arifi, si dhe stafi i KOK-ut.

Image

Ismet Krasniqi

“Është një ditë e rëndë për sportin e Kosovës, kemi humbur një sportist që e ka bërë krenarë gjithë shqiptarinë. Ai do të mbetet përherë kampion në zemrat tona. Xhevdeti ishte pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë, ish-anëtar i BE të KOK-ut. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peci dhe gjithë komunitetit të sportit, veçanërisht boksit”, tha presidenti Krasniqi. Krahas personaliteteve të larta nga sporti, homazhe bëri edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca e ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të cilët vlerësuan lart karrierën dhe kontributin e Pecit.

Image

Peci dha kontribut edhe për KOK-un, ku në ciklin 2001 – 2005 ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv. Ai ishte pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në periudhën 1975 – 1983 dhe dy herë kampion ballkanik 1978 dhe 1981.

Peci do të varroset sot në vendlindjen e tij në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, në ora 16:30, ndërsa në ora 19:30 do të mbahen mbledhja komemorative në qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

spezia vendos per te ardhmen e rei manajt 627ced303c919
Story i mëparshëm

Spezia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

dymbedhjete vite nga vrasja e harun aliut me shoke 627cf590d3b9c
Story i radhës

Dymbëdhjetë vite nga vrasja e Harun Aliut me shokë

Të fundit nga

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë