Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel sjell 24 bërthama tek laptopët

Intel do të sjellë fuqinë e procesorëve të gjeneratës së 13-të për desktopët edhe tek laptopët me plot 24 bërthama. Në CES ditën e Marte Intel lançoi Core i9-13980HX, procesori më i fuqishëm për laptopët.

Ka 24 bërthama, një kombinim mes 8 bërthamash performance ose P-Cores dhe 16 bërthamash efikasiteti ose E-Cores ndërsa frekuenca maksimale e procesorit godet nivelet 5.6Ghz.

Është një vijueshmëri e linjës së performancës së lartë HX për laptopët që debutoi vitin e kaluar duke sjellë më shumë fuqi tek kjo kategori portative.

Kompania pretendon se procesori i ri Core i9 është 11% më i shpejtë sesa modeli i vitit të kaluar 12900HK në proceset me një bërthamë dhe 49% më i shpejtë në proceset intensive me shumë bërthama si enkodimi i videove apo pasqyrimet 3D.

Linja HX e gjeneratës së 13-të përfshin edhe xhevahirin për ata që kërkojnë një laptop në buxhet, Core i5-13450HX me 10 bërthama (6P dhe 4E) dhe frekuencë maksimale prej 4.5Ghz. Ofertat e Intel për procesorët për laptopët nuk përfundojnë këtu.

Seritë P të cilët shkojnë për laptopët ultraportativ me deri në 14 bërthama ndërsa procesorët e fuqisë së ulët U kanë deri në 10 bërthama(2P dhe 8E) siç është i7-1365U.

Vitin e kaluar seritë P nuk performuan siç pritej dhe pavarësisht se rritja e performancës ishte neglizhente, jetëgjatësia e baterisë u godit rëndë gjithashtu. Pritet që Intel të ketë bërë përmirësime këtë vit.

Kompania gjithashtu pretendon se gjenerata e 13-të përfshin VPU(Vision Processing Unit) të cilët janë akseleratorë AI të cilët ndihmojnë kryesisht në detyra në sfond siç është turbullimi i sfondit gjatë një video thirrje.

Një tjetër surprizë, e paralajmëruar prej kohësh nga Intel pasi vendosi të shuajë brendet Pentium dhe Celeron, ishin seritë N të çipeve. Ato shkojnë kryesisht për pajisjet e përdorura në institucione arsimore apo për segmentin e ulët të laptopëve. Çipi me 4 bërthama N200 ofron 28% më shumë performancë në aplikacione dhe 64% më shumë performancë grafike sesa Pentium Silver N6000.

Modeli me 8 bërthama i3 N-305 ka 42% më shumë performancë dhe 56% më shumë fuqi grafike.

Krahas laptopëve Intel zgjeroi linjën e procesorëve për desktopët me variantet e reja 65W të cilët kanë deri në 24 bërthama si seritë K por frekuenca maksimale arrin deri në 5.6Ghz në vend të 5.8Ghz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“2023-shi nuk është vit optimist”, Meri Shehu paralajmëron këto shenja të horoskopit

Story i radhës

SHBA, dështojnë 3 raunde për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Të fundit nga