gjenerali kryesor amerikan per evrope flet para senatit per rritje te forcave te perhershme ne kosove ka kete mesazh 67f06ddab8ded

Gjenerali kryesor amerikan për Evropë flet para Senatit për rritje të forcave të përhershme në Kosovë – ka këtë mesazh

April 5, 2025
1 minut lexim

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, një nga figurat më të larta ushtarake të SHBA-së dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), ka raportuar para Senatit amerikan për gjendjen e sigurisë në rajonet ku janë të dislokuara forcat amerikane, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Në fjalimin e tij, Cavoli përmendi Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën si dy vende që vazhdojnë të përballen me sfida të sigurisë dhe stabilitetit.

Ai theksoi praninë aktuale të trupave të KFOR-it në Kosovë, duke nënvizuar se nga gjithsej rreth 4,300 trupa të dislokuara, rreth 600 janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“KFOR-i mbetet në terren dhe situata në Kosovë mbikëqyret nga afër. SHBA kontribuon me më pak se 600 ushtarë, ndërsa një pjesë e madhe e barrës mbahet nga aleatët tanë, si Italia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria”, deklaroi Cavoli.

Ai gjithashtu vlerësoi reagimin e shpejtë të Francës ndaj tensioneve në Bosnje e Hercegovinë, duke përmendur vendosjen e aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle” dhe dy batalioneve parashutistë në verën e kaluar, si pjesë e një demonstrimi force në rajon.

Sipas Cavolit, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forca rezervë në Kosovë për të përballuar tensionet e rritura gjatë vitit të fundit dhe tashmë janë në proces të zgjerimit të pranisë së përhershme të trupave për të lehtësuar ngarkesën mbi rezervistët.

“Ne po zgjerojmë numrin e forcave të përhershme në Kosovë për të lehtësuar barrën që e mbajnë aleatët me forca rezervë. Dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje për këtë shumë shpejt dhe do t’i kemi ato resurse”.

Komandanti amerikan po ashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Bashkimin Evropian për misionin e BE-së në Bosnje (Operation Althea), duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

edit harxhi non grata e berishes nuk eshte vene nga thesari i shba por nga dash 67f0643bd350d
Story i mëparshëm

Edit Harxhi: ‘Non grata’ e Berishës nuk është vënë nga Thesari i SHBA, por nga DASH!

uefa ka marre nje vendim 67f0715849291
Story i radhës

UEFA ka marrë një vendim

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë