gjenerali italian roberto vergori do te jete komandanti i ardhshem i kfor it ai po trajnohet ne prishtine 6a8db97509817

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, ai po “trajnohet” në Prishtinë

August 25, 2026
1 minut lexim

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori është caktuar komandanti i ardhshëm i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa procesi i kalimit të përgjegjësive te ai, nga udhëheqja aktuale, tashmë ka nisur.

Në fakt, ai ndodhet në Prishtinë dhe të martën është pritur nga komandanti i forcës së Aleancës Veriatlantike, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, në Shtabin e misionit, në Kampin “Film City”.

Kjo si pjesë e delegacionit të rotacionit të ardhshëm, KFOR XXXI, që udhëheqet nga Vergori, pjesëtarët e të cilit po marrin pjesë në programin e trajnimit për drejtuesit kryesorë, e ku participon edhe gjeneral brigade Onur Çakıcı nga Ushtria Turke, i caktuar zëvendëskomandant i ardhshëm, njofton “Film City”.

Gjenerali italian, i lindur në Lecce më 1971, ka mbajtur një varg pozitash të larta në Ushtrinë Italiane. Ai ka komanduar Brigadën e Parashutistëve “Folgore” nga viti 2021 deri më 2023, pjesëtarë të së cilës kanë shërbyer në Kosovë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe misionin italian të asistencës dhe mbështetjes në Libi. Gjatë vitit 2023 ka komanduar gjithashtu Joint Task Force Lebanon Sector West në kuadër të UNIFIL-it.

Sipas KFOR-it, programi aktual synon njohjen e drejtuesve të rinj të misionit me stafin dhe procedurat operacionale, ruajtjen e gatishmërisë së lartë dhe sigurimin e vazhdimësisë në udhëheqje.

Trajnimi shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim-pranimit ndërmjet komandës aktuale dhe asaj të ardhshme. Ky proces do të përmbyllet këtë vjeshtë me ceremoninë e transferimit të autoritetit, kur Vergori do ta marrë drejtimin nga Ulutaş. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski se shpejti do te kete ndryshim te emrave te drejtoreve 6a8da2edc0fa3
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

termet ne qarkun e fierit lekundjet ndihen ne lushnje dhe elbasan ja sa ishte magnituda 6a8dba159b7ba
Lajmi i radhës

Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Të fundit nga

ShkoLartë