Gjendja në pikë kalimet kufitare – nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata

1 minut lexim

Bashkatdhetarët të cilët ishin për pushime në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme evropiane ku ata jetojnë.

E një gjë e tillë ka bërë që tash e disa ditë në pikë kalimet kufitare të shkaktohen kolona të gjata e pritje të shumta.

Me një gjë të tillë bashkatdhetarët janë përball më së shumti në pikë kalimet kufitare me Serbinë.

Por, mëngjesin e sotëm nuk është raportuar për pritje të shumta e as kolona të gjata të automjeteve.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:17), pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdar e Dheu i Bardhë  janë nga 10 deri në 30 minuta.

Kolona e automjeteve në Merdar është 200 metra kurse te Dheu i Bardhë 30 metra.

Në pikat tjera kufitare gjithashtu nuk është raportuar për pritje të gjata e as kolona të automjeteve.

Story i mëparshëm

LIVE: Rusia përplas dy avionë, për këtë arsye/ Ukraina “zbulon” hapin e radhës të Putinit

Story i radhës

Taravari: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, ASH do ta shqyrtojë pozicionimin e saj

Të fundit nga