9
Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi në këtë sektor vështirë të kthehet besimi edhe në institucionet tjera. Te një pjesë të gjyqësorit kohëve të fundit vërehet përmirësim por në pjesën më të madhe ka stagnim, gjegjësisht përsëritje të problemeve të njejta të cilat me vite zvarriten në sistemin gjyqësor. Kështu vlersojnë nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”, të cilët drejtpërdrejtë marrin pjesë në ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe në procesin e reformave në drejtësi, shkruan Zhurnal.
Gjendja në gjyqësor vështirë të ndryshojë –
Te një pjesë të gjyqësorit kohëve të fundit vërehet përmirësim por në pjesën më të madhe ka stagnim, gjegjësisht përsëritje të problemeve të njejta të cilat me vite zvarriten në sistemin gjyqësor. Kështu vlersojnë nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”, të cilët drejtpërdrejtë marrin pjesë në ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe në procesin e reformave në drejtësi.
“Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes është kryesisht i njejtë siç ishte vitin e kaluar. Përmirësime të caktuara vërehen përshkak të faktit se viti i kaluar ishte shënuar si viti më i keq për gjyqësorin në vend. Është e pritshme që këtë vit nuk do të përsëriten këto ndodhi të padëshiruara. Por ato kanë efekt të njejtë dhe për këtë qëllim përsëriten dhe akoma ndjehen pasjat e tyre në praktikë”, tha Darko Avramovski, nga Koalicioni, “Të gjtihë për gjykim të drejtë”, për TVM2.
Avramovski ka vërejtje edhe në zgjedhjen e kryetarëve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe prokurorëve, që siç thotë ai tregon edhe një dështim, pasi nuk kishte zgjedhje trasnparente dhe inkluzive.
Zgjidhja e tyre është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe kjo nuk kontribon në rritjen e besimit të qytetarëve, vlerësojnë nga Koalicioni “Të gjtihë për gjykim të drejtë”.
“Gjendja e tillë nuk kontribuon aspak që të përmirësohet perceptimi i qytetarëve dhe për të fituar raporte pozitive për luftën kundër korrupsionit. Që të mund të themi se ka një hap para që është bërë me vullnet të mirë dhe ndërgjegje, me qëllim që të ketë progres të gjendjes dhe jo të kënaqen kritik të caktuar apo ti tregohet komunitetit ndërkombëtare se po e kryejmë detyrën”, tha mes tjerash Avramovski.
Funksionimi i gjyqësorit me hapa të ngadalshëm –
Sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nivel të caktuar dhe mesatar të gatishmërisë dhe është arritur progres i caktuar në funksionimin e gjyqësorit, tregon Raporti për progresin e vendit për vitin 2024. Theksohet se vendi miratoi Strategji të re për reforma në gjyqësor (2024-2028) dhe udhërrëfyes për Kapitullin 23, si dhe se është filluar me zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023.
“Paralajmërimet e Qeverisë së re për ‘shpërbërjen’ e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial janë shqetësim serioz, sepse veprimet e tilla do ta minonin pavarësinë e gjyqësorit. Deficiti i rritur në burime njerëzore në gjyqësor shkakton shqetësim për ndikimin ndaj cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë”, vlerëson KE në Raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe ende janë të vlefshme në masë të madhe. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet:
Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor Në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit.
Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.
Për qeverinë e re fokusi duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.
Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues./Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk