Gjendja e sigurisë stabile, ekip operativ për përballje me kërcënimet hibride

December 19, 2022
min lexim

Shkup, 19 dhjetor – Gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekzistojnë kërcënime reale për sigurinë e qytetarëve, konstatoi Këshilli për Koordinim i Bashkësisë së Sigurisë – Inteligjencës në mbledhjen që u mbajt sot pas alarmeve të shpeshta për bomba në shtet.

 

Në mbledhje është marrë vendim që të formohet ekipi operativ për siguri kibernetike dhe kërcënime hibride.

“Bashkësia e Sigurisë – Inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si me partnerët ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë vazhdimisht në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në përballjen me kërcënimet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë-Inteligjencës, e kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Me ekipin operativ për siguri kibernetike dhe kërcënime hibride do të udhëheqë Byroja për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekipi operativ do të jetë i përbërë nga ekspertë të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Inteligjencës. Është paraparë që sipas nevojës të përfshihen edhe institucione dhe ekspertë të tjerë.

“Detyra kryesore të ekipit operativ do të jenë vlerësimi dhe rekomandimet profesionale, përgatitja e standardeve minimum për ndërtimin e rezistencës së çdo institucioni dhe përforcim të komunikimit me publikun në nivel ditor. Mes tjerash, është sjellë edhe vendim me të cilin përforcohet komunikimi me institucionet partnere në pjesën e vlerësimit të rezistencës dhe mbrojtjes së sistemit”, thonë nga Qeveria.

Në mbledhje morën pjesë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ministrat e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe i Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, drejtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Zarko Milloshevski dhe i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, udhëheqësi i Shërbimit – Sektor për Siguri Ushtarake dhe Inteligjencës, Ivica Ampov, ndërsa si ad-hok mori pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski. Mbledhja është thirr si nismë e zyrës së Këshillit të kryesuar nga sekretari Daniella Ilioska.

Siç informuan më parë MPB-ja, sot pasdite, në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 të mesme dhe dy fillore) është dërguar kërcënim për pajisje shpërthyese të vendosur. Në disa objekte tashmë kanë përfunduar kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, ndërsa në të tjerat po vazhdoni kontrolli.

Mbledhjen e Këshillit për Koordinim javën e kaluar e paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa pas alarmeve të shpeshta për pajisje shpërthyese të vendosura në shkolla, institucione, objekte sportive, hotele, komplekse banesore, qendra tregtare dhe në Aeroportin e Shkupit. Në të gjitha rastet ishte konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Truk fantastik: Mbështillni dhuratat më mirë sesa në dyqane

Story i radhës

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë