Gjendja aktuale sinoptike dhe tendencat për ditët e ardhshme, ulje të temperaturave

December 12, 2024
1 minut lexim

Masa ajrore anticiklonike po fuqizohet në pjesë të Evropës dhe drejt viseve tona, megjithatë ende priten reshje të dobëta atmosferike, ndërsa një masë paksa më e ftohtë ajrore po vjen në periferi të kësaj mase ajrore anticiklonike duke u zhvendosur në drejtim të viseve tona.

Temperaturat do të pësojnë ulje sidomos mbrëmjen e së enjtes me erëra të ftohta nga veriu, por asgjë ekstreme dhe reshjet do të jenë të dobëta dhe të karakterit lokal, raporton Meteo Ballkan.

Përpos rigave të dobëta (vende-vende) të shiut mund të ketë edhe fjolla bore përpos viseve malore edhe në disa zona më të ulëta, por të gjitha do të jenë të dobëta.

Vetëm në disa vise të Shqipërisë priten reshja paksa më intensive shiu.

Të premten do të jemi nën ndikimin e masës së fuqishme ajrore anticiklonike. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me acar afërsisht deri në -5 gradë Celsius, ndërsa dita me diell me temperatura deri në 5 apo 6 gradë Celsius (Kosovë).

Pra, pritet një mot ende i ndryshueshëm dhe pak më i ftohtë.

Fundjava me reshje lokale kryesisht shiu e borë në viset kodrinore-malore.

Pas rritjes së përkohshme të temperaturave të dielën vonë e sidomos të hënën ulje sërishme e temperaturave me reshje lokale bore kryesisht të dobëta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtori i FBI-së, Wray thotë se do të japë dorëheqje para kthimit të Trumpit

Story i radhës

Megan Fox shfaqet pas ndarjes, duket provokative

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë