Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

1 minut lexim

Njësiti zjarrfikësve në Tetovë për Klan M konfirmoi se është gjetur trupi i pa jetë i 22 vjeçarit nga Kumanova i cili para 5 ditëve ishte aksidentuar në urën e Zhelinës duke rënë në lumin Vardar.

Edhe kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu e konfirmoi lajmin në rrjetin social ku shkruan:

“Më në fund gjendet i riu nga Kumanova, në lumin Vardar. Faleminderit të gjithë ekipeve të shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve, afaristëve, fshatarëve human, NPK komuna e Zhelinës, Njësia e Zjarrëfikësve Tetovë, Qendra me menaxhim me krizat, policisë e njësisë speciale ushtarake dhe gjithë të tjerëve. Ngushëllime të thella deri tek familjarët” është shprehur kryetari i Zhelinës. 

Story i mëparshëm

LSDM: Qeveria ka marrë në kohë masat për tejkalimin e krizës

Story i radhës

Enver Hoxhaj: Marrëveshja Rusi-Serbi është kundër Kosovës dhe Ukrainës

Të fundit nga