Zhytësit e skuadrës së palombarëve Tigar të MPB-së kanë gjetur trupin e shtipjanit që u mbyt paraditen e sotme në liqenin e Dojranit.
Lajmin e ka bërë të ditur MPB-ja, ku pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i 42-vjeçarit të mbytur nga Shtipi është gjetur në ujërat e këtij liqeni.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30, kur në SPB Strumicë është raportuar se në Dojran, në afërsi të plazhit të qytetit, një person ka rënë në liqen dhe nuk ka mundur të dalë.
Burimi: TV21