Policia në Tiranë njofton se është gjetur pa shenja jete një person në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.
Sipas efektivëve, personi që u gjet pa shenja jete dyshohet se është endacak.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.