Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Durrës, ku dyshohet se është mbytur.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. S., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.