Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Liqenit të Tikveshit

1 minut lexim

Një veturë me targa të Manastirit dhe trupi i një personi të ndjerë mashkull është gjetur mbrëmë në një rrugë anësore në afërsi të Liqenit të Tikveshit afër Kavadarit, njoftojnë nga Prokuroria.

“Për shkak të terrenit të vështirë, ekipet policore nga Kavadari dhe SPB Veles kanë kryer sot kontroll në vendin e ngjarjes.

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka lëshuar urdhër për autopsi në trupin e të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si dhe për analizë të ADN-së që do të përcaktojë identitetin e tij”, thonë nga atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lewandowski kthehet te Bayerni për lamtumirën: Tani e kam ndërgjegjen e pastër

Story i radhës

FC Shkupi mund të luaj me Ballkanin e Kosovës në “Play-Off” e Ligës së Konferencës

Të fundit nga