Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në anë të rrugës në aksin që lidh Dukatin me Fushën në zonën e Vlorës.
Nga informacionet paraprake policia bën me dije se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rrethanat e vdekjes së 70-vjeçarit.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.
Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.