Gjendet i vdekur kitaristi i “Teenage Head”, dyshohet se e vrau djali i tij

min lexim

Kitaristi kanadez, Gord Lewis, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hamilton të Ontarios, pasi dyshohet se është vrarë nga djali i tij.

Djali 41-vjeçar i rokerit, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë së Hamiltonit vazhdon ta hetojë rastin.

Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompensuar nga policët në fundjavë – transmeton NY Post njoftimin e Hamilton Spectator.

Zëdhënësja e policisë së atjeshme ka thënë në një konferencë për shtyp se autoritetet nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Leëis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe bendi përmes një postimi të ndjeshëm në Instagram. Ai ishte 65 vjeçar.

Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. Bendi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre.

Vdekja e rokerit nuk është e para nga ky grup, pasi në vitin 2008 ndërroi jetë edhe bateristi Venom, pasi humbi luftën me kancerin në fyt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trepça ’89 përforcohet

Story i radhës

Capello zbulon ekipin

Të fundit nga